Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, para se të ulët në karrigen e kryetarit të komunës, të premten fillimisht do të duhet të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale.

Ndaj Jakimovski ka një kallëzim penal për kohën kur ka qenë kryetar komune për legalizimin e paligjshëm të objekteve duke përfshirë edhe restorantin “Imes” dhe ndërtimin e objektit administrativ të Komunës së Karposhit.

Aktakuza për këtë rast u ngrit në vitin 2019, ndërsa që atëherë janë mbajtur disa seanca gjyqësore. Para disa muajve lënda është kthyer nga fillimi për arsye se gjyqtari Goran Boshevski u shkarkua, ndërsa lëndën tani e ka gjyqtari Osman Shabani.

Përveç Jakimovskit, për këtë rast janë akuzuar edhe 10 persona prej të cilëve 5 persona kanë pranuar fajin dhe ranë dakord me prokurorinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Jakimovski në rrethin e dytë në Komunën e Karposhit fitoi 49.61% të voitave ose 14.864 kundrejt Dushko Veskovskit nga LSDM i cili fitoi 13.420 vota ose 44.79%./Telegrafi/

The post Jakimovski të premten fillimisht te banka e të akuzuarve më pas në karrigen e kryetarit të komunës appeared first on Telegrafi.