Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave.

Kasami tha se ka opsion që fshati Vejcë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese.

“Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend. jeni të njoftuar që zv.ministrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderimit të projektimit të tunelit”.

“Unë mund të garantoj që për një pjesë të kësaj rruge do të ndahet buxhet nga komuna e Tetovës, por edhe në bashkëpunim me Ndërmarrjen Shtetërore, do të shohim që ky buxhet të jetë më serioz”, theksoi mes tjerash Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Janë definuar detajet e fundit për rrugën Tetovë – Prizren, Kasami: Edhe komuna do të ndajë buxhet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";