Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) kumtoi se pas rezultateve preliminare të maturës shtetërore në sesionin e qershorit për provime, të publikuara më 4 korrik, ankesë në afatin ligjor kanë shtruar 686 maturantë, 268 prej të cilave janë pranuar.

“Nëse kandidatëve u pranohet ankesa, ndryshon vlerësimi për atë lëndë. Në kuadër të rregullave ligjore, sot (12 korrik 2023) Qendra Shtetërore e Provimeve i dorëzoi rezultatet lidhur me ankesat e maturës shtetërore të afatit të qershorit deri tek shkollat. Këto rezultate janë përfundimtare. Maturantët të cilët shtruan ankesa mund të paraqiten sot prej orës 12 deri në orën 15:30 në telefonat 075/268-862 (për gjuhët amtare dhe matematikën) dhe në numrin 076/346-486 për gjuhë të huaj, që caktojnë shqyrtimin e testeve. Shqyrtimin e testeve e bëjnë kandidatët personalisht në terminin e caktuar më 13 korrik 2023 në QSHP”, kumtoi pasdite Qendra Shtetërore e Provimeve.

Deri në fund të kësaj jave është paraqitja e kandidatëve për dhënien e pjesës eksterne të maturës shtetërore për afatin e gushtit të provimeve.

Provimet do të realizohen më 10 gusht 2023 – kur do të jepet gjuha dhe letërsia shqipe, gjuha dhe letërsia maqedonase dhe gjuha dhe letërsia turke dhe më 11 gusht 2023 – kur do të jetë testimi i provimit zgjedhor ekstern: Gjuha angleze, gjuha frenge, gjuha gjermane, gjuha ruse, matematikë, estetika dhe filozofia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Janë pranuar 268 ankesa të nxënësve rreth provimit të maturës shtetërore në Maqedoni appeared first on Telegrafi.