Pasditen e sotme është ndjerë një tërmet në Prilep, Manastir dhe rrethinë me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter.

Rrjeti telemetrik sizmologjik informon se tërmeti e ka origjinën në zonën epiqendrore”Mrezhiçko” në Kavadar.

Sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, tërmeti me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane ka ndodhur në orën 15:40.

Dridhjet janë ndjerë deri në qytetin e Shkupit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani nuk dihet për të lënduar dhe dëme materiale.

The post Janë regjistruar lëkundje tërmeti në Manastir, Prilep dhe Shkup appeared first on Telegrafi.