Janev: One Stop Shop me Serbinë do të duhet të pres miratimin e dy parlamenteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

One Stop Shop me Serbinë do të pres miratimin e dy parlamenteve. Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike thotë se për momentin është duke u punuar në testimin e sistemit. Aleksandar Janev pret që ky sistem të hy në përdorim së shpejti, pasi vala e pritjeve të gjata në këtë pikë kufitare tashmë ka nisur.

Janev thotë se sistemi aktual nuk është One Stop Shop. Një kontroll i përbashkët ishte planifikuar në fill të muajit qershor, por palët nuk kanë arritur t’i ratifikojnë marrëveshjet.

Organizimi i ri parashikon që secili shtet të kontrollon hyrjen e vet, ndërsa në kabina do të ketë nga një polic shtesë të vendit tjetër për të parë nëse në sistemin e shtetit ku hyn qytetari ka ndonjë masë ndalese ose jo. Në raste të tilla, shteti që kryen kontrollin, duhet t’i njofton autoritetet fqinje.

“Ne pjesën me Republikën e Serbisë, punojmë intensivisht, është faza e testimit, mbetet që marrëveshjet të kalojnë në parlamentet e të dyja vendeve dhe së shpejti do të merrni informacione, në një te ardhme shumë të afërt, se ajo pikë kufitare do të vendoset në funksion me sistemin real one stop, jo sikur deri më tani, pasi ne praktikisht nuk kemi one stop, por kemi vetëm një pikë, ku përsëri dokumentet tuaja i jepni në dy pika… Shumë shpejtë, prej tani shumë shpejt, do të jeni dëshmitarë se në një të ardhme të afërt se e gjithë kjo do të ndodh”, deklaroi Aleksandar Janev, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.

Advertisement

The post Janev: One Stop Shop me Serbinë do të duhet të pres miratimin e dy parlamenteve appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy