Janevska: Për një vit u zbatuan projekte në vlerë prej 67 milionë euro në sistemin arsimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, nga panairi “4 vjet punë për ju”, tha se qeveria së bashku me Ministrinë e Arsimit, kanë hedhur themelet për ndërtimin e një sistemi të fortë kombëtar.

Janevska tha se vetëm për një vit u zbatuan projekte me vlerë 67 milionë euro.

“Vetëm për një vit nga marrja e mandatit të kësaj Qeverie, kemi nisur dhe po zbatojmë projekte me vlerë 67 milionë euro. Pra, në vitin e parë, vetëm me mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kemi mbuluar projekte me vlerë 32 milionë euro. Janë ndërtuar 7 shkolla të reja, janë rindërtuar 20 shkolla të tjera dhe po ndërtohen 4 salla sportive. Ndërtuam 7 objekte, de fakto 7 shkolla të reja, por brenda shkollave ekzistuese. Në të njëjtën periudhë, rindërtuam 20 shkolla të tjera dhe filluam dhe po ndërtojmë 4 salla sportive në Aerodrom, Kisella Vodë, Strugë dhe Likovë. Një tjetër provë se kjo Qeveri nuk bën dallim në raport me qeverisjen lokale, por kujdeset vetëm për qytetarët”, theksoi ministrja Janevska.

The post Janevska: Për një vit u zbatuan projekte në vlerë prej 67 milionë euro në sistemin arsimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy