Janevska: Pres regjistrim elektronik në të gjitha shkollat e mesme nga viti i ardhshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në konferencën e sotme për media në lidhje me atë pse nxënësit gjatë regjistrimit në shkollat e mesme përveç se në mënyrë elektronike edhe fizikisht duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në shkolla, informoi se kjo bëhet kështu sepse të gjitha shkollat nuk kanë qasje në formën elektronike të regjistrimit. Pret që vitin e ardhshëm të zgjidhet ky problem.

“Këtë vit regjistrimi do të bëhet në mënyrë elektronike, ndërsa pastaj nxënësit duhet t’i dorëzojnë dokumentet në formë letre sepse të gjitha shkollat nuk kanë qasje në formën elektronike të regjistrimit dhe sepse jo të gjithë prindërit janë të përgatitur. Nga viti i ardhshëm tashmë kur masivisht nga 1 shtatori do ta lëshojmë në përdorim ditarin e ri elektronik, gjegjësisht formën e avancuar të ditarit elektronik është paraparë që shkollat përmes sistemeve të tyre t’i lidhin të gjitha dokumentet të cilat do tu nevojiten që të mund të regjistrohet nxënësi”, tha Janevska.

Ministrja shpreson se këtë proces do të arrijnë ta zgjidhin për një vit.

“Sinqerisht shpresoj se atë proces do të arrijmë ta zgjidhim për një vit, sepse në fakt lidhjen e ditarit elektronik me shkollat ende në këtë moment e testojmë. Ai është lëshuar në gjithë Maqedoninë dhe në këtë moment nuk kemi kurrfarë problemi. Vitin e ardhshëm nuk do të ekzistojë ky problem”, tha ministrja.

Advertisement

Janevska informoi se këtë vit rreth 17 mijë nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme. Potencoi se presin që të përfundojë edhe afati i dytë i regjistrimit që të dihet numri përfundimtar se sa nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme.

Ajo theksoi se kanë bërë hap të madh në digjitalizimin. Theksoi se i kanë digjitalizuar regjistrimet, akomodimet në konviktet e studentëve, bursat, shujtën studentore. Potencoi se kanë krijuar aplikacion për telefon në të cilin prindërit mund t’i ndjekin të gjitha informacionet nga e-ditari.

The post Janevska: Pres regjistrim elektronik në të gjitha shkollat e mesme nga viti i ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy