Dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhanë dorëheqje nga postet e tyre. Bëhet fjalë për Zoran Gerasimovskin, i cili është gjyqtar i Apelit dhe Mirjana Radevska-Stefkova, gjyqtare e Gjykatës së Lartë.

Dorëheqjet janë depozituar sot në arkivin e Këshillit Gjyqësor dhe për momentin nuk dihen arsyet.

Këshilli Gjyqësor u kritikua, si nga opinioni vendas, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Ambasadori holandez në vend, Dirk Jan Kopp, ka njoftuar së fundmi se Holanda ka pezulluar një projekt që lidhet me Këshillin Gjyqësor, i cili, siç tha ai, është kthyer në një organ jolegjitim. I pyetur për gjendjen e sistemit të drejtësisë, ambasadori holandez tha se është një çështje qendrore, të cilën Holanda e ndjek me vëmendje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Japin dorëheqje dy anëtarë të Këshillit Gjyqësorë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.