Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha tha se javën e ardhshme qeveria do të merr vendim në lidhje me rekomandimet e masave për coronavirus që i propozoi Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e fundit.

“Të gjitha propozimet dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse do të shqyrtohen në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues i krizës, që pritet të mbahet këto ditë, ndërsa procesverbali nga mbledhja do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, kur pritet të merret vendimi lidhur me rekomandimet e propozuara të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, tha Hoxha.

Kujtojmë se prindërit vazhdimisht kanë kërkuar nxjerrjen e maskave në shkolla që janë të detyrueshme të mbahen në shkolla.

Sipas qeverisë dhe ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, lehtësimi i masave duhet të shkojë gradulisht në mënyrë që të mos ketë valëtë re./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e ardhshme do të dihet nëse do të përodren maskat në shkollat e Maqedonisë shkruan Telegrafi.