Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeverisëse pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet krijimi i ministrive të reja dhe transformimi i ministrive ekzistuese.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dje ka njoftuar se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të bëhen ndryshime në ligjet e sistemit për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese.

Gjithashtu, agjenda mund të përfshijë ndryshime që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave.

Ndryshimet në këto ligje të sistemit kërkojnë shumicë prej dy të tretash.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në programin zgjedhor të OBRM-PDUKM-së parashihen Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Sportit, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Ministria e Transformimit Dixhital.

The post Javën e ardhshme do të dorëzohen propozim-ligjet për transformimin e ministrive appeared first on Telegrafi.