Gjatë javës së ardhshme para anëtarëve të Qeverisë do të prezantohet draft-versioni i ndryshimeve në Ligjin për veprimtari hotelierike, paralajmëroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të konferencës “Reforma e Ligjit për marrëdhënie pune – sfida dhe drejtime”.

I pyetur se pse në këto nëntë muaji që kur është ministër nuk e ka bërë rishikimin e licencave dhe nëse përveç përgjegjësisë morale ndjen ndonjë përgjegjësi tjetër për tragjedinë e Koçanit, ai tha se në konferencën për shtyp për tragjedinë e Koçanit tha gjithçka që duhej të thoshte.

“Të gjitha pyetjeve të bëra nga gazetarët iu përgjigja në atë konferencë për shtyp dhe e shpjegova të gjithë procedurën se si është hequr licenca. Për shkak se hetimi është në vazhdim, nuk dua të bëjë ndonjë deklaratë tjetër që mund të ndikojë në proces. Organet e ndjekjes kur të përfundojnë hetimin do të njoftojnë opinionin”, tha Durmishi.

Ai theksoi se ndryshimet e ligjeve që janë bërë në vitin 2008, dukshëm janë keqpërdorur në pjesën e plotësimit të kushteve minimale teknike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Normalisht që do të kemi ndryshime në ligj në të cilat do të parashikojmë kushte më të rrepta dhe kontrolle dhe më shumë ndëshkime për të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike”, tha Durmishi, duke theksuar se Ministria e Ekonomisë dhe e Punës nuk është as kompetente dhe as nuk ka mekanizma për të kryer kontrolle në objektet e hotelierisë për të siguruar që ato i përmbushin kërkesat minimale teknike.

The post Javën e ardhshme në Qeveri do të shqyrtohet draft-versioni i ndryshimeve të Ligjit për veprimtari hotelierike appeared first on Telegrafi.