Instituti për Shëndet Publik në periudhën prej 13 deri 19 shtator, ka regjistruar më pak raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 187.622, prej të cilëve 168.700 janë shëruar, ndërsa 6.489 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive (deri 22 shtator) është 12.433.

Në periudhën 13 – 19 shtator, janë bërë gjithsej 28.972 testime, ndërsa 3.340 raste kanë rezultuar pozitiv, në 32 qytete të vendit. Kjo është për 3.4 përqind më pak në krahasim me javën paraprake.

Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 7.8 deri 14.3 përqind, ndërsa mesatarja është 11.4 përqind. Numri më i lartë i rasteve të reja pozitive është në Shkup, ndërsa incidencë më të madhe ka në Kavadar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupmosha më e prekur në këtë periudhë është mbi 60-vjeç, gjegjësisht 979 raste./Telegrafi/

Javën e fundit është ulur numri i rasteve të reja në Maqedoni, sipas raportit të ISHP-së shkruan Telegrafi.