Instituti i Shëndetit Publik në RMV njofton se numri i të sëmurëve me Covid-19 është rritur këtë muaj. Në periudhën 16-22 shtator janë regjistruar 64 raste të reja pozitive, që është një rritje prej 12,3 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Persona të infektuar janë regjistruar nga nëntë qytete. Shumica e tyre janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Pehçevë.

“Personat e prekur janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, me numrin më të madh të rasteve të raportuara në grupmoshat mbi 60 vjeç. Gjatë javës së fundit statusin e “të shëruarit” e kanë marrë 69 persona. Gjatë javës së kaluar është raportuar një person i vdekur i lidhur me COVID-19 nga Tetova, nga grupmosha mbi 65 vjeç.

Personi është vaksinuar me 2 doza kundër COVID-19, kanë kaluar 3 vjet nga doza e fundit e vaksinës, me sëmundje shoqëruese të regjistruara. Personi pozitiv ka ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga ISHP.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë vitit janë regjistruar gjithsej 1624 të sëmurë dhe 21 persona të vdekur, ndërsa që nga shfaqja e rastit të parë me Covid-19 në vend janë raportuar gjithsej 251940 të sëmurë dhe 10.000 të vdekur nga Covid-19./Telegrafi/

The post Javën e kaluar janë regjistruar 64 raste të reja me COVD-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.