Franca është e vendosur, në rast se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arrijnë marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë, njoftoi ministri francez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Jean-Yves Le Drian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jean-Yves Le Drian, siç thuhet në kumtesën e Kay D’Orsay, më 11 maj në margjinat e takimit të ministrave të koalicionit global kundër ISIS në Marakesh ka folur me kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për zgjidhjen e kontestit në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatës në Ukrainë, njofton AIM nga Parisi.

“Ministri francez nënvizoi mbështetjen e plotë të Francës për arritjen e një kompromisi të ekuilibruar dhe të pranueshëm reciprokisht midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratë.

Jean-Yves Le Drian thekson se Franca është e vendosur, në rast se arrihet marrëveshje, të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Jean-Yves Le Drian: Nëse Shkupi dhe Sofje arrijnë marrëveshje, Franca do të organizojë konferencën ndërqeveritare appeared first on Telegrafi.