Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri sot kishte takim me përfaqësuesit e Amabasadës së SHBA-ve dhe përfaqësuesit nga Qendra Estoneze për Partneritetin Lindor.

Sipas njoftimit të MSHIA-s, në takim u konfirmua granti që Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta fitojë nga këto dy institucione, i cili përfshin vlerën prej 350,000 dollarëve amerikanë për realizimin e aktiviteteve në funksion të mentorimit dhe të asistencës në realizimin e shërbimeve elektronike të institucioneve publike në Maqedoninë e Veriut në 18 muajt e ardhshëm.

“Ministri Shaqiri, në takim theksoi se MSHIA-ja tërësisht është e përkushtuar në funksionimin e plotë të digjitalizimit dhe krahas mjeteve vetanake buxhetore po bëjmë maksimumin edhe për tërheqjen e të gjitha palëve dhe partnerëve që janë të gatshëm të na ndihmojnë në rrugën e rritjes së transparencës së institucioneve, të lehtësimit të procedurave dhe të shërbimeve nëpërmjet shërbimeve elektronike, rritjen e demokracisë në vend dhe avancimin e shkathtësive digjitale të administratës”, thuhet në njoftimin e MSHIA-s.

Në njoftim shtohet se në takim ministri Shqiri shprehu mirënjohje dhe konsideratë të lartë për Ambasadën e SHBA-ve në aspekt të përkrahjes së vazhdueshme që i jep Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Jeton Shaqiri: Qeveria do të fitojë grant prej 350,000 dollar për realizimin e shërbimeve elektronike appeared first on Telegrafi.