Ish-ambasadori bullgar në Maqedoni dhe ish-eurodeputeti, Aleksandar Jordanov deklaroi se Maqedonia nuk po i përmbush detyrimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe po bllokon rrugën e saj evropiane.

“Unë personalisht e njoh kryeministrin Hristijan Mickoski, ai vazhdimisht ngrihet në kulmin e arrogancës. Vlen të kujtojmë fjalët e Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, se hyrja në BE varet vetëm nga meritat e kandidatëve”, tha Jordanov në një deklaratë për “Euronews” Bulgaria.

Sipas tij, elementi kryesor në propozimin francez është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, një kusht që, siç thotë ai, është i njohur mirë dhe nuk duhet anashkaluar.

“Problemi është se disa nga elitat politike maqedonase i shërbejnë interesave të Beogradit. Kjo është arsyeja pse po krijohen pengesa artificiale për të krijuar përshtypjen se një faktor i jashtëm si Bullgaria po e ndalon Maqedoninë”, thekson Jordanov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";