Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward P. Joseph në intervistë për TV21 theksoi se Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Joseph tha se Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet.

“Atë çfarë e thash vitin e kaluar mban ende. Tanë është edhe më e vërtetë, sepse është tradhti ndaj besimit të Maqedonisë së Veriut, plotësisht, sepse Maqedonia e Veriut ka bërë gjithçka çka mund të kërkosh nga një shtet të bëjë”, tha mes tjerash Joseph.

Sipas tij me Marrëveshjen e Prespës ka fituar edhe Maqedonia e Veriut, pasi me këtë u njoh identiteti dhe gjuha maqedonase, që sipas profesorit shkaktoi reagimin e Bullgarisë.

“Greqia bëri lëshime. A e dini ku janë provat? Dëshmia e lëshimeve të bëra nga Greqia, për të cilat fitoi Maqedonia e Veriut, po, do të përdor fjalën “fitoj”, është fakti që Greqia njohu gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas. Bullgaria e pa që Greqia e njeh identitetin maqedonas dhe kjo është dëshmi se Marrëveshja e Prespës ishte e mirë. Pastaj Bullgaria filloi lojërat”, tha Joseph.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Joseph: Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që mund të kërkohet nga një shtet shkruan Telegrafi.