Dje tre qytetarë kanë raportuar në policinë e Tetovës kafshime nga qen endacakë, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë informacione edhe për disa raste të tilla.

Rastet e raportuara në polici janë vetëm në një rrugë.

“Në periudhën prej orës 16:30 deri në ora 17:45 regjistruam tre raportime për kafshime nga qentë e endacakë, të ndodhura në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, nga një 40-vjeçar nga Tetova, 23- vjeçare nga Bellovishti dhe nga 41-vjeçare nga Nerashti”, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifoski.

Gjatë vitit 2021, SPB-Tetovë ka regjistruar 112 raste nga kafshimit i qenve endacak në rajonin e Pollogut dhe më shumë se gjysma janë në rajonin e Tetovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm në janar dhe shkurt janë raportuar dhjetëra raste të tilla./Telegrafi/

Josifoski: Janë raportuar tre raste për kafshim nga qentë endacak në Tetovë shkruan Telegrafi.