Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova thotë se Bullgara vazhdon të jetë në trysni të madhe evropiane për të hequr veton te bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Sipas saj, në Bashkimin Evropian në të njëjtën kohë janë rritur kuptimet për kërkesat e Sofjes ndaj Shkupit lidhur me të drejtat e personave me identitet bullgar.

Ajo theksoi disa opsione që kërkesat e Bullgarisë të jenë pjesë e kornizës negociuese mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

“Nuk dihet nëse këto kushte që do t’i vendosim do të jenë në kapitullin e parë ose do të jenë të shkuara apo do të zgjasin si linjë gjatë gjithë procesit, ose do të vendosen në kapitullin e 36-të”, tha Jotova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo theksoi se për këtë çështje duhet të diskutohet në Samitin e 6 tetorit BE – Ballkani Perëndimor./Telegrafi/

Jotova: Bullgaria vazhdon të jetë në trysni të madhe për të hequr dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.