Djegia e Qendrës së Kulturës “Ivan Mihajllov” në Manastir është një tjetër provokim dhe pjesë e fushatës masive antibullgare që filloi menjëherë pas hapjes së klubit, ka shkruar në Facebook nënpresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova.

Sipas Jotovës, në hapjen e saj një muaj më parë, ku mori pjesë një delegacion i madh bullgar, u konstatua se funksioni i vetëm është ruajtja e kulturës dhe identitetit bullgar tek bullgarët në Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm veprimet e shpejta të institucioneve kompetente në kohën më të shkurtër të mundshme për identifikimin e autorëve do të dëshmojnë se fqinji ynë perëndimor respekton të drejtat e bullgarëve, por edhe të të gjitha kombësive të tjera”, shtoi Jotova./Telegrafi/

The post Jotova: Djegia e Qendrës Kulturore bullgare në Manastir është provokim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";