Drejtorja e Fondit Pensional dhe Sigurimit Invaliduor, Biljana Jovanovska thotë se fondi pensional është në gjendjes stabile dhe se nuk ka problem në lidhje me pagesën e pensioneve.

“Pensionistët duhet të jenë të qetë, Fondi Pensional është në gjendje stabile dhe pensionet ashtu si deri tani do të vazhdojnë të paguhen në kohë”, deklaroi për Radio Evropa e Lirë, Jovanovska.

Ajo thekson se në pesë muajt e parë në krahasim me pesë muajt e vitit paraprak, pensionet janë rritur për 6.5 për qind, ndërsa planifikimi ka qenë që në pesë muajt e parë të ketë rritje prej 2 për qind.

“Kjo është treguese se Fondi Pensional është stabil”, tha Jovanovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Jovanovska: Fondi pensional është në gjendje stabile shkruan Telegrafi.