Lidhur me propozimin e Ligjit për falje, në përgatitjen e të cilit është i përfshirë edhe përfaqësuesi i Presidentit, më në fund po realizohet edhe përkushtimi i presidentit Pendarovski që abolimi të përjashtohet nga sistemi jonë juridik, gjegjësisht të pamundësohet e drejta e Presidentit të shtetit për faljen e personave për të cilët janë në hetim apo procedura gjyqësore, ndërsa nuk kanë aktgjykim të formës së prerë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentit të RMV-së.

Në këtë mënyrë, thonë nga atje, do të mundësohet që gjykatat penale ta përmbushin plotësisht funksionin e tyre themelore, që është përcaktimi i fajësisë së të akuzuarve dhe dënimi i autorëve fajtorë për krimet në procedurën përkatëse.

“Në atë mënyrë, ai kontribuon në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe në përgjithësi, funksionimin e sistemit të ndarjes së pushteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

The post Kabineti i Pendarovskit: Po realizohet angazhimi i Presidentit për përjashtimin e abolimit nga sistemi juridik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";