Nuk është e vërtetë që plani i kryeministrit është të shtyjë dorëheqjen deri në dhjetor. Dorëheqja është akt i qartë i përgjegjësisë, thonë për “Lokalno” nga Kabineti i kryeministrit të dorëhequr Zoran Zaev.

Kjo vjen pas njoftimeve të ndryshme të pasakta se plani i kryeministrit ishte të vononte dorëheqjen e tij.

Arsyeja, sipas informacioneve të qarkulluara në disa media, për vonesën është “mos humbja e mundësisë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në dhjetor”, gjë që kryeministri la të kuptohet në një takim me partnerët e koalicionit.

Zaev të dielën mbrëma tha se jep dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së në pushtet për shkak të humbjes së partisë në zgjedhjet lokale, por deri më tani nuk e ka dorëzuar atë në Kuvend dhe në organet e partisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kabineti i Zaevit: Nuk është e vërtetë që dorëheqja do të shtyhet deri në dhjetor shkruan Telegrafi.