Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski në konferencë për shtyp u shpreh se opinioni dëshmoi se partneri i koalicionit të Mickoskit, partia E majta, hapur mbështeti agresionin rus ndaj Ukrainës.

“Deputetët e kësaj partie votuan kundër Deklaratës për Ukrainën në kuvend. Qytetarët e Ukrainës i quajnë neonacistë, identik me fjalorin e agresorit”, u shpreh Kaevski.

Ai shtoi se këto janë qëndrime të rrezikshme që dëmtojnë interesin nacional dhe shtetëror si dhe qëllimet strategjike.

“E majta është partneri i OBRM-PDUKM-së në kuvend. Bashkërisht i bllokojnë ligjet që janë në interes të shtetit. E majta është partner i koalicionit me OBRM-PDUKM-në në disa komuna, edhe në Shkup. Për shkak se bëhet fjalë për partner i afërt i koalicionit, pyesim Mickoski se cili është qëndrimi i tij për mbështetjen e partisë E majta ndaj agresion rus ndaj Ukrainës”, tha mes tjerash Kaevski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kaevski: Cili është qëndrimi i Mickoskit në lidhje me mbështetjen që i dha “E majta” agresionit rus në Ukrainë? appeared first on Telegrafi.