Në një konferencë për media, Darko Kaevski, deputet dhe zëdhënës i LSDM-së, ka akuzuar liderët e opozitës për pengesën e integrimit evropian të Maqedonisë. Sipas Kaevskit, partitë e opozitës, si OBRM-PDUKM, po punojnë në dëm të shtetit duke bllokuar perspektivën evropiane të vendit.

Kaevski shprehet se liderët e opozitës, si Mickoski dhe Siljanovska, kanë bashkëpunuar me Kovaçev nga Bullgaria, i cili akuzohet për mohimin e identitetit maqedonas dhe pengesën e përparimit të vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.

LSDM shpreh besimin se vetëm ata ofrojnë një shpresë reale për një të ardhme të ndritur evropiane për Maqedoninë, duke e shndërruar anëtarësimin në BE në qëllim kryesor të politikës së tyre.

Kaevski përfundon duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do të japin mbështetje të fortë presidentit Pendarovski, duke e shprehur vullnetin e tyre për të hyrë në BE dhe shmangur izolimin. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kaevski: Opozita pengon integrimin evropian të Maqedonisë shkruan Telegrafi.