Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot ka pritur Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

“Na pret një agjendë e ngjeshur me disa takime, në të cilat pres një diskutim konstruktiv dhe të hapur.
Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë, përputhja e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të unionit, nevoja për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për zbatimin e reformave.

Si pjesë e vizitës, do të mbahet edhe Dialogu i Parë i Sigurisë dhe Mbrojtjes me Bashkimin Evropian, në kontekstin e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të nënshkruar në nëntor 2024, i cili është i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, shkruan Mucunski në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

The post Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";