SPB Shkup-Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik parashtroi kallëzim penal kundër O.I. (32) nga f. Studeniçan-Shkup, i punësuar si ofiqar në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”keqpërdorim i të dhënave personale”.

Siç njoftojnë nga MPB,  i denoncuari i parë gjatë vitit 2021, pa parashtrim të kërkesës dhe pa pajtim nga ana e nënës së fëmiut, si përfaqësues ligjor i fëmiut të mitur, ka përgatitur dhe me firmën e tij dhe vulë të Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, ka verifikuar Certifikatë nga Libri Amë i të Lindurve dhe certifikatën e përgatitur ia ka dhënë të denoncuarit të dytë, i cili ka qenë person i paautorizuar të disponojë me certifikatë të tillë.

“I denoncuari i dytë, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin, në dy raste e ka keqpërdor certifikatën, përkatësisht të dhënat personale për personin e mitur. Ai këtë certifikatë e ka përdorur në procedurë para Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë dhe në padinë e parashtruar nga ana e tij para gjykatës kundër nënës së dëmtuar”, thuhet në kumtesë.

The post Kallëzim penal kundër 32-vjeçarit nga Studeniçani, keqpërdori të dhënat personale appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";