MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate.

“Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”.

Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një shkollë fillore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shkollës përmes pagave, në vlerë prej 245.666 denarësh”, thonë nga MPB.

The post Kallëzim penal ndaj drejtoreshës së një shkolle në Vinicë, e punësoi të bijën pa arsim adekuat appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";