
MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj dy personave për shkak se kanë kërcënuar një deputetë të Kuvendit të RMV-së.
“SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (35) dhe B.K. (33), të dy nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë”.
Më 18.05.2025, përmes një aplikacioni në rrjetin social, të akuzuarit kanë bërë kërcënime ndaj S.S. (42) nga Struga, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Kallëzim penal ndaj dy personave nga Struga, kanë kërcënuar një deputet appeared first on Telegrafi.
Advertisement