Kallëzim penal ndaj një anëtare të Këshillit Gjyqësor në RMV, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin për 291 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një kallëzim penal është dorëzuar kundër anëtares së Këshillit Gjyqësor, me iniciale L.G. nga Strumica, për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Sipas kallëzimit penal, në periudhën nga gushti 2022 deri në janar 2024, ajo nuk ka raportuar ndryshimin në gjendjen pasurore të familjes së saj dhe ka vazhduar të marrë kompensim për shpenzimet e udhëtimit nga Strumica në Shkup.

Në atë periudhë, asaj i janë paguar 291 mijë denarë dëm për buxhetin e Këshillit Gjyqësor. Nga MPB theksojnë se L.G. me këtë ka përfituar dobi pasurore të paligjshme dhe ka mashtruar Këshillin, i cili i ka paguar mjetet në 15 raste.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy