Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale përfundoi, por nuk kaloi rrëmuja dhe pritjet e gjata e qytetarëve të Shkupit për autobusët e transportit publik të Shkupit.
Me orë të tëra edhe sot u prit nga qytetarët, për të gjetur një vend të lirë në autobusët e stërmbushur dhe të vonuar të NQP-së.
“Shkoj për në Llaskarcë, po, isha në pazare. A prite gjatë për autobus? Jo kanë ardhur më shpejtë. Si e komenton këtë rrëmujë? Çfarë të bëjmë një vjen e një jo, unë rrallë vij këndej jam pensionist. Deri në Saraj shkon me dyshin e pastaj? E pres 56-ten dhe atje pres gjysmë orë”, tha një qytetar.
“Ka gjysmë orë që e pres. Për ku udhëton? Udhëtoj për në Bojanë por ja që autobusi me numër gjashtë është në anën tjetër. E tani e pret këtu dyshin? Po, deri në Saraj. Edhe ai është vonuar sot? Po u vonua”, u shpreh një qytetar.
Disa qytetarë tjerë që ktheheshin nga puna, u ankuan për pritjet e gjata të mëngjesit të sotëm dhe të mesditës.
“Pritet gjatë po, diku gjysmë orë. Atje shkruante që do të vijë për dy minuta, 3 minuta por ja nuk janë të saktë. Pra në tabele shkruan diçka tjetër pritje është më gjatë. Po, ja ende nuk ka ardhur.” Si ta komentojmë kjo është e paqartë, e pakuptimtë, kjo nuk ndodh askund, për cilën arsye është kjo nuk e dimë por nuk kemi koment”, tha një tjetër qytetar.
Sipas informatave tona, të reduktuar janë edhe disa linje të transportuesve privat të NQP-së për shkak të borxhit që ndërmarrja ka ndaj tyre dhe pamundësisë për të mbuluar shpenzimet e tyre për qarkullim. Nga ana tjetër sipas qytetarëve, vonesa ka thuajse në të gjitha linjat e autobusëve të ndërmarrjes. Nga ndërmarrja e Qarkullimit Publik, nuk ka ndonjë reagim se me çfarë kapacitetesh funksionojnë dhe se perse janë krijuar pritjet në terren./Alsat/