Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 11-të: Zhvillimi rural dhe bujqësor
Ky kapitull mbulon disa rregulla që janë të zbatuara menjëherë nga shtetet që konkurrojnë për në BE, duke pasur parasysh kohën e prodhimit dhe plasimit të frutave që sjell bujqësia dhe agrikultura. Sipas këtij kapitulli, një administratë efikase dhe zbatimi i planit CAP (common agricultural policy) apo rregullore e përbashkët për bujqësi janë thelbësore për harmonizim të ligjeve vendore. Agjencioni për pagim të subvencioneve, drejtoria për kontroll të fruteve dhe sigurimi i kapaciteteve për punë nëpër ferma dhe nëpër ara janë mjetet për punë sipas këtij kapitulli. Shtetet anëtare e kanë të patjetërsueshme që të respektojnë rregullat dhe ligjet që gjatë plasmanit të frutave të ketë barazi në treg dhe në shitjen e lëndës së fundit.


Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Kapitulli i 11-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në: Zhvillimi rural dhe bujqësor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";