“Retorika anti-bullgare në Maqedoni vazhdon për shkak komplekseve të vjetra, që u krijuan gjatë kohës socialiste. Fatkeqësisht, për momentin në Maqedoni sundon elitë politike e cila e ka filluar karrierën gjatë Jugosllavisë komuniste, kur Bullgaria prezantohej si armiku kryesor”.

Këtë e ka thënë ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, sipas të cilit Maqedonia e Veriut nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk çlirohet nga komplekset jugosllave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në dekadat e fundit, politikanët maqedonas nuk kanë arritur të çlirohen nga kompleksi jugosllav dhe nga dëshira për të krijuar identitet të ri për popullin e tyre, ata vazhduan me politikat anti-bullgare”, tha Karakaçanov në një intervistë për “Trud”.

Sipas tij, maqedonasit vendosën ta “mashtrojnë” Sofjen me nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në vitin 2017.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedonia nuk ka ndërruar asnjë fjalë në librat shkollor, në të cilat sipas tij, ka informacione të pasakta për historinë e Bullgarisë./Telegrafi/

Karakaçanov: Maqedonia nuk do të anëtarësohet në BE, derisa nuk çlirohet nga komplekset jugosllave shkruan Telegrafi.