Kasami: 40 milionë euro për rikonstruimin e spitalit të Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt në fushën e shëndetësisë që do të transformojë Spitalin Klinik të Tetovës.

Kasami njoftoi se do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore.

“40 milionë euro për Spitalin e Tetovës! Me këtë investim madhor do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore. Ky projekt do të sjellë kushte moderne, pajisje të reja dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët.  Një hap gjigant për shëndetësinë në Tetovë!”, deklaroi Kasami, duke e vlerësuar këtë si një moment të shumëpritur dhe një ndryshim rrënjësor në sistemin lokal shëndetësor.

Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e trajtimit mjekësor, duke përmbushur një nevojë të kahmotshme për banorët e rajonit të Tetovës.

Advertisement

The post Kasami: 40 milionë euro për rikonstruimin e spitalit të Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy