Kryetari i Lëvizjes Besa, që është pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit”.

Kasami në një postim në Facebook shkruan se “VLEN po e mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve i rregulloi si fasadë”.

“BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton. Edhe kështu po ndodh në vazhdimësi duke i diskriminuar shqiptarët përmes mekanizmave që nuk i ka rregulluar ashtu siç duhet, si me rastin e balancuesit. Por fatmirësisht VLEN është këtu për tu kujdesur për shqiptarët duke sjell ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat!”.

“Thjeshtë dhe qartë, VLEN po mbulon turpin e BDI-së, e cila çështjet e shqiptarëve “i rregulloi” si fasadë!”, shkruan Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme, Arbër Ademi nga BDI, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e “balancuesit” është kundër shqiptarëve dhe se bashkësitë etnike në vend do të jenë të padukshme./Telegrafi/

The post Kasami: BDI përmes skemave të saj natën i vret shqiptarët, ditën i vajton appeared first on Telegrafi.