Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka mbajtur takim me gazetarët në të cilin është pyetur për tema të ndryshme.

Sa i përket çështjes së emrave të rrugëve, Kasami tha se iniciativa është që ato rrugë emri i të cilave është me numra do të ndryshohen, ndërsa ata të cilat kanë emra do të votohet në këshill nëse do të ndryshohet emri i tyre ose jo.

“Rrugët të cilat janë të emëruara me numra, do të ndryshohet emri i tyre, ndërsa rrugët të cilat kanë emra që përfaqësojnë bashkëqytetarët maqedonas, do të votohet në këshill nëse do të ndryshohen ose jo. Në Tetovë ka rrugë me emrin “Kaukaz” nuk e di se kë e përfaqëson ky emër në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai foli edhe për çështjen e parkingjeve, duke thënë se komuna do t’u përshtatet nevojave të qytetarëve për parking./Telegrafi/

 

 

The post Kasami: Do të ndryshohen emrat e rrugëve që janë me numra, për emrat tjerë do të votohet në këshill appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";