Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Tetovës për të dhënë dëshminë e tij, për shkak të organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, më 11 gusht në Tetovë.

Kasami në një postim në Facebook e ka publikuar thirrjen për të dëshmuar, ndërsa thotë se “koha e frikësimeve ka përfunduar”.

“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, ka shkruar Kasami.

Ndryshe, kryetari i Komunës së Tetovës dhe ai i Çairit, Visar Ganiu, janë gjobitur nga autoritetet në RMV, për shkak të organizimit të pritjes së Albin Kurtit, gjegjësisht mos intonimit të himnit dhe mos vendosjes së flamujve maqedonas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ganiu më herët ka dhënë deklaratë në polici, ndërsa Kasami duhet të paraqitet muajin e ardhshëm në Gjykatën Themelore në Tetovë./Telegrafi/

The post Kasami ftohet në gjykatë për të dëshmuar për pritjen e Albin Kurtit: Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";