Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte pjesëmarrës së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në shkollën e Mesme të Mjeksisë, ku u mbajt një panel diskutimi mbi arsimin.

Kasami tha se po punohet vazhdimisht për një arsim sa më cilësor me kushte sa më të mira, duke theksuar se edhe depoitizimi i arsimit është çështje prioritare në Komunën e Tetovës, informon Telegrafi.

“Gjatë mandatit tim kanë marrë vendime të përhershme pune gati 300 mësues. Ne përkrahim depolizitimin e arsimit, prandaj duam që çdo mësimdhënës të ketë vendim pa qene i varur politikisht. Poashtu janë bërë edhe investime të tjera në arsim për kushte më të mira, ku edhe nxënësit furnizimin me libra e kanë pasur më të qasshëm dhe më praktik se në herët e kaluara. Kanë munguar vetëm disa libra nëpër shkollat e mesme profesionale, mirëpo ajo është çështje e cila do të rregullohet”, tha Kasami.

Ai shtoi se po punohet që nëpër më shumë shkolla në Tetovë të zbatohet projekti i mësimit në një ndërrim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se ministra ka treguar përkushtim në reformat arsimore dhe përmirësimin e kushteve si për nxënësit ashtu edhe për punonjësit në arsim.

Ajo paralajmëroi disa ndryshime ne tekste shkollore teksa tha se disa tekste shkollore do të bëhen gati për fazën e prodhimit dhe nxënësit do të furnizohen me të njejtat. /Telegrafi/