Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se ekzekutivi ka nënshkruar vendim pa u konsultuar me komunën e Tetovës, me të cilin ndërtesa e vjetër e shkollës medicinale në Tetovë i jepet në shfrytëzim kadastrës, përcjell TV21. Kasami vendimin e pushtetit ekzekutiv e ka quajtur hakmarrje pas disfatës në zgjedhjet e 21 gushtit në Tetovë, ndërsa thotë se i njëjti vendim është i kundërligjshëm.

“Konkretisht në mënyrë hakmarrëse, Artan Grubi ka nënshkruar një vendim me të cilin godina e vjetër e shkollës medicinale i jepet në shfrytëzim të përhershëm kadastrës së Tetovës, siç mund të shihet, me këtë vendim, ky objekt i jepet në shfrytëzim kadastrës pa asnjë nevojë dhe pa u konsultuar me askënd. Me këtë vendim, Qeveria e Maqedonisë ka shkelur ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, ndryshimet e ligjit për arsim janë bërë në vitin 2004, ku pronësia dhe objektet shkollore dhe pasuria e patundshme e shkollave transmetohet te pushteti lokal, respektivisht u jepet komunave”, tha mes tjerash Kasami.

The post Kasami: Grubi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar vendim, me të cilin ish objekti i shkollës medicinale në Tetovë i jepet kadastrës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";