Kasami i reagon Taravarit: Takimi me Mickoskin, tregoi kush po serviloset

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

Bilall Kasami nga VLEN ka reaguar ndaj deklaratës së Arben Taravarit, i cili dje tha se “VLEN-i sikur serviloset dhe me çdo kusht mundohet të jetë në qeveri”.

Kasami sot tha se “në asnjë moment VLEN-i nuk e vënë në diskutim qëndrimin në qeveri”. Ai foli edhe për takimin e djeshëm në mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe Arben Taravarit, ndërsa tha se kjo tregon se “kush po serviloset”.

“Ne nuk e paragjykojmë qëndrimin e kryeministrit por si koalicion VLEN do të insistojmë deri në fund që çdokush që bashkëpunon me BDI-në, në këto rrethana kur BDI është në lista të zeza, kur BDI është parti që duhet të japë llogari për korrupsionin e funksionarëve të lartë të saj, nuk mund të jetë e pranueshme. Sonte kemi një takim me kryeministrin, ku besojmë t’i sqarojmë edhe këto situata”.

Advertisement
Lexo po ashtu
Taravari: VLEN-i sikur serviloset, me çdo kusht duan të jenë në Qeveri

“Po do të bashkëbisedojmë rreth dmth koalicionit qeveritar dhe rreth asaj që e kemi thënë se ne si koalicion kemi pasur një marrëveshje për themelim të qeverisë me OBRM-PDUKM-në dhe sigurisht në kuadër të asaj marrëveshje do ta shqyrtojmë edhe njëherë pozicionin tonë se si më tutje si koalicion VLEN në raport me kryeministrin dhe qeverinë”, tha Kasami.

Advertisement

The post Kasami i reagon Taravarit: Takimi me Mickoskin, tregoi kush po serviloset appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy