Kryetari i Komunës së Tetovës ka reaguar në lidhje me tragjedinë e sotme që ndodhi në Shipkovicë, ku humbën jetën dy persona.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike në fshatin Shipkovicë, ku si pasojë e shembjes së murit humbën jetën dy punëtorë, të cilët punonin në riparimin e murit.

Ngjarja e dhimbshme na ka prekur të gjithëve, na ka lënë pa fjalë. I shprehim ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta familjeve të punëtorëve. Në këto çaste të rënda pikëllimi ne jemi pranë dhimbjes së tyre”, shkruan në profilin e tij në Facebook.

Çdo humbje e jetës njerëzore, shton Kasami, na pikëllon të gjithëve. E ndjejmë thellë dhimbjen e familjes në këto çaste të rënda pikëllimi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kasami: Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike në fshatin Shipkovicë appeared first on Telegrafi.