Kasami: Kandidati që do të shkojë në raundin e dytë për Kërçovën do të jetë ai i VLEN-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami njofton se ato do të kenë kandidatin e tyre për komunën e Kërçovës.

Sipas Bilall Kasamit, ka disa opsione, por për t’u përcaktuar me cilin do të garohet, do të respektohen disa procedura.

Kasami tha se kandidati që do të shkojë në raundin e dytë për Kërçovën do të jetë ai i VLEN-it. Procedura për përcaktimin e kandidatëve nëpër komunat tjera është në rrjedhë e sipër.

“Parimisht VLEN do të ketë kandidat në të gjitha komunat ku shqiptarët janë shumicë, përfshi edhe Kërçovën për ku janë disa kandidatë. Do të shohim t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Në koordinim më strukturat, qytetarët dhe sektorin civil, përfshi edhe me agjencitë që bëjnë matjen e mendimit publik, do të shohim se cili kandidat do të jetë më i miri për Kërçovën. Ne besojmë se ai kandidat do të jetë i VLEN-it dhe do ta përkrahim atë”, tha Bilall Kasami.

Advertisement

The post Kasami: Kandidati që do të shkojë në raundin e dytë për Kërçovën do të jetë ai i VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy