Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për deklaratën e ministrit të Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili tha se do të propozojë të shkarkohet drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit nuk foli edhe në gjuhën maqedonase në një konferencë për shtyp.

Kasami tha se propozimet për shkarkime i bëjnë të njëjtat parti që i propozojnë edhe emërimet.

“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit, nuk besoj që ka një marrëveshje për emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të partive, gjithmonë ka kështu keqkuptime mes partnerëve të koalicionit, por besoj që do të tejkalohen. Unë besoj që propozimin e emërimit dhe shkarkimit e bëjnë partitë të cilët i bëjnë propozimet edhe për shkarkim”, deklaroi Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Kasami së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, morën pjesë në promovimin e fasadës së shkollës “Andrea Staveski Kikish”, investim me vlerë 4 milionë denarë./Telegrafi/

 

The post Kasami komenton deklaratën e Stoilkoviqit: Propozimin e shkarkimit të drejtorit të Inspektoratit të gjuhëve mund ta bëjë partia që e ka emëruar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";