Për lëvizjen Besa çdo propozim është i pranueshëm që do të ti hap rrugën Maqedonisë për hapjen e Bisedimeve për në BE, sipas Kasamit mjafton që të dyja vendet të bien dakord.

Kasami thotë se nëse kjo qeveri qëndron mbi bazën e anëtarësimit në BE edhe nëse kjo nuk ndodh është një arsye më tepër që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Sa i përket zgjidhjes së ofruar për zgjidhjen e procesit integrues ne si lëvizje Besa kemi thënë se jemi për çdo zgjidhje e cila do të hap rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së veriut në Bashkimin evropian , duhet të jetë një propozim i koordinuar me të dyja vendet edhe unë besoj si I tillë edhe unë besoj se toleron edhe ndryshime që do të bëhen në të dy vendet edhe si zgjidhje për ne është i pranueshëm”.

“Kjo qeveri qëndron mbi bazën e ofertës që e ka bërë për bashkimin evropian apo për hapjen e negociatave edhe kjo nëse nuk ndodh këtë muaj vlerësojmë se është edhe një agrumet që duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i Lëvizjes Besa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Kasami: Nëse nuk hapen bisedimet, të shkohet në zgjedhje appeared first on Telegrafi.