Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në lidhje me djegien e spitalit modular në Tetovë, tha se gjykatësit duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe jo politikisht, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“U bëjë apel gjykatësve dhe prokurorëve që edhe spitalin modular edhe rastet tjera, t’i trajtojnë në esencën e problemit dhe jo për të kamufluar, siç kanë ndodhur me rastet tjera, Besa Trans dhe Durmo Tursi, sepse esenca ka qenë për t’i mbuluar të vërtetën”, tha Kasami sot para mediave.
Kasami theksoi se me ardhjen e kësaj qeverie ka tentim të vazhdueshme për reformim të sistemit gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve, sepse këto janë në kupolën e sistemit të drejtësisë.
Kasami së bashku me kryeministrin, Hristijan Mickoski përuruan rrugën e re lokale nga fshati Pallaticë për në qytetin e Tetovës./Telegrafi/
The post Kasami për djegien e spitalit modular: Gjykatësit duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe jo politikisht appeared first on Telegrafi.