
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami tha se nuk kanë biseduar me Kryeministrin për rikonstruktim të qeverisë, pas daljes së Arben Taravarit nga koalicioni qeveritar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive. Kam dhënë një deklaratë se një nga shkaqet pse kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë se drejtpërsëdrejti e ka kërkuar Arben Taravari që ai vetë të jetë ministër.
Unë e dhashë si mundësi se nëse do ketë nga VLEN ndonjë kombinatorik tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më i rëndësishëm do ta bisedojmë me qeverinë që të ketë rokad. Por për momentin nuk është fol, pra Ministria e Shëndetësisë mbetet tek VLEN-i, pozicionet që i ka pasur mbeten tek VLEN-i, por sigurisht me rrethanat e reja me daljen e Arben Taravarit jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika të reja”, tha Kasami gjatë promovimit të ndërtimit të ujësjellësit të ri në Tetovë.
Kasami njoftoi se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, që do të fillojë nga Universiteti i Tetovës, do të kalojë përmes fabrikës së “Teteksit” dhe do të përfundojë te hekurudha
The post Kasami: Për momentin pozicionet e VLEN-it mbeten të pandryshuara në Qeveri appeared first on Telegrafi.