Kasami: Ulja e numrit të këshilltarëve komunal nuk ka bazë etnike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, theksoi se ulja e numrit të këshilltarëve në komuna të caktuara nuk ka bazë etnike.

Ai theksoi se opozita shqiptare po e përdorë këtë çështje për lojra politike.

“Unë vlerësoj që kjo nuk ka bazë etnike, megjithëse opozita shqiptare po përpiqet ta përdorë atë për lojërat e saj të përditshme politike, dhe duke pasur parasysh që komunat me shumicë popullsie maqedonase kanë humbur më shumë këshilltarë sesa komunat ku shqiptarët janë shumicë. Prandaj, kërkesa ime është që Gjykata Kushtetuese të marrë vendime në lidhje me këtë problematikë sa më shpejt, duke pasur parasysh që po hyjmë në zgjedhje dhe nuk do të doja që dikush të mos i pranonte zgjedhjet, për shkak të kësaj problematike që ka të bëjë me rezidentët, banorët e regjistruar. Sepse tashmë kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku ka një qëndrim të qartë në lidhje me rezultatet e regjistrimit të fundit dhe për këtë arsye një thirrje për të gjitha institucionet që të veprojnë në përputhje me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Do të doja që Gjykata Kushtetuese të ishte më e shkathët në këtë drejtim dhe që vendimet që tashmë lidhen me zgjedhjet të merren para zgjedhjeve në mënyrë që të mos përfundojmë në një situatë si me vendimin e mëparshëm që u mor pas dhe është pak më kompleks, si ta zbatojmë atë”, tha Kasami

 

Advertisement

The post Kasami: Ulja e numrit të këshilltarëve komunal nuk ka bazë etnike appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy