Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se koalicioni VLEN është fitues i votave shqiptare, ndërsa BDI ka edhe votat e komuniteteve tjera dhe po ashtu ka blerë votat.

“VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjer deputet shqiptar. BDI me këto zgjedhje humbi legjitimitetin politik të flasë në emër të shqiptarëve”, tha Kasami.

Ai shtoi se në zgjedhjet e 8 majit do të fitojë VLEN dhe do të përmbysë rezultatin, ndërsa edhe me këtë mandat, diferenca nuk është e madhe.

“Edhe ky rezultat, po të përkthehet në mandate, është diferencë e vogël dhe me angazhimin e madh ne do ta ndryshojmë. BDI arriti ta shkatërroj mundësinë që presidenti i parë të zgjidhet tash në vitin 2024 në zgjedhjet e drejtpërdrejta, nëse pranonin të kemi një kandidaturë shqiptare”, tha Kasami./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

=

Kasami: VLEN është fituese e votave shqiptare, BDI ka votat e komuniteteve dhe nuk ka legjitimitet te populli shqiptar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";