Në zgjedhjet lokale të vitit 2025, katër gra arritën të fitonin besimin e qytetarëve dhe të zgjidheshin kryetare komunash në komunat e tyre, një në raundin e parë dhe tre në të dytin.

Në raundin e parë, e vetmja kryetare komune e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkoska nga OBRM-PDUKM, e cila do të udhëheqë komunën e Kisella Vodës.

Në raundin e dytë, Sonja Stamenkova fitoi një mandat të dytë në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni “Zgjedhjet Lokale 2025 – LSDM”.

Kandidatët e Koalicionit “Maqedonia Juaj – OBRM-PDUKM” Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalija Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë fituan gjithashtu mandate për kryetar komune në raundin e dytë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këto zgjedhje kishte gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra (10.35%)./Telegrafi/