Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të pranuar vendimin e dënimit prej shtatë vitesh burg, ish-kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva sapo është dërguar në burgun e Idrizovës. Këtë e ka konfirmuar drejtori i këtij institucioni, Jovica Stojanoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janeva është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si prokurore e PSP-së.

Së bashku me Janevën është dënuar edhe Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13. Ai është dënuar me nëntë vite burg për veprimin e tij kundërligjor: ndikim i paligjshëm në krim.

Ishte i akuzuar edhe Zoran Milevski, i cili prej së seancë së parë e pranoi dënimin dhe u dënua me tre vite burg. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Katica Janeva dërgohet në burg shkruan Telegrafi.